BUJTINA TËrshana

Mikpritja ka një emër

Rreth Nesh

bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Bujtina jonë është një sipërmarrje familjare që ka pritur miq nga viti 1993.

Bujtina gjendet në qarkun e Dibrës, në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Përgjatë viteve 2020-2021 shtëpia u përtëri duke krijuar ambiente më të ngrohta, më çlodhëse dhe mikpritëse për të gjithë bujtësit e saj.

Në Bujtinë do të gjeni dhoma të tipologjive të ndryshme që iu përshtaten kërkesave të miqve qofshin ato të vetëm, çift, familjar apo grupe shoqërore, si dhe Dhomën e Oxhakut ku shërbehet mëngjesi me ushqime organike të zonës.

Nëse dëshironi që të rezervoni të gjithë Bujtinën për raste të veçanta, ne e mundësojmë edhe këtë shërbim.

Në mjediset e bujtinës do të gjeni parkingun, kopshtin dhe një vend ku mund të bëni barbeque mes miqsh.

Bujtina jonë ofron sherbimin B&B (Fjetje dhe mëngjes).

Aktivitete dhe natyra

Ne kemi kënaqësi që të vëmë në dispozicion të vizitorëve harta të rajonit, t’ju informojmë për vendet për t’u vizituar, baret, restorantet, palestrat, sallat e lojërave etj., në mënyrë që të bëjmë qëndrimin tuaj sa më të kënaqshëm dhe aktiv.

Dhomat Tona

Dhomat e bujtinës janë të rehatshme dhe të pajisura me mobilje druri të punuara nga mjeshtrit dibranë, të dekoruara me piktura dhe punime artistike nga artist të zonës dhe jo vetëm, me perde tradicionale të punuara me grep dhe perde errësimi. Ngjyrat e traditës vijnë nga qilimat artizanal të punuar me motive shumëngjyrëshe. Pastërtia e ambienteve dhe siguria juaj në Bujtinë janë ndër angazhimet tona kryesore.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Dhoma e oxhakut

PlayPause
previous arrownext arrow
Slider

Mëngjesi në Bujtinën tonë do të shërbehet me ushqime organike të zonës dhe prodhime të stinës, duke servirur traditën e gatimit dibran në një atmosferë të ngrohtë e të qetë.

Për mëngjes ju mund të shijoni, recelra të ndryshëm të gatuar nga ne, mjaltë të zonës, bulmetra të zonës, qumësht, kos e cajra natyral, fruta apo lëngje frutash të stinës.

Mëngjesi shërbehet në Dhomën e Oxhakut nën tingujt e ngrohtë të radios. Në Dhomën e Oxhakut do të gjeni edhe kafe ekspres.

Nëse ndonjë vizitor apo grup vizitorësh të cilët dëshirojnë që veç mëngjesit të shijojnë në ambientet e Bujtinës dhe ndonjë vakt tjetër me gatime të shtëpisë, janë të lutur që të porosisin përpara.

Lehtësitë

bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
WIFI Free
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Tualet në cdo dhomë​
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Parking Falas
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Dhomë mëngjesi me oxhak ​
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Klima
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Dhomë pritje
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Sinjalizues zjarri dhe gazi
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Frigorifer
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
TV
bujtina tershana bujtina bujtina peshkopi diber hotel
Radio

Na kontaktoni

Scroll to Top