BUJTINA TËrshana

Mikpritja ka një emër
Ne jemi një bujtinë miqësore me mjedisin, e cila kujdeset per rehatinë tuaj dhe kërkon nga ju, që të mbani në vëmendje disa rregulla:  
  1. Regjistrimi në bujtinë mund të bëhet nga ora 14.00-19.00.
  2. Dorëzimi i dhomës dhe çregjistrimi nga bujtina mund të bëhet nga ora 8.00-11.00.
  3. Mëngjesi shërbehet nga ora 7.30 – 10.00 tek dhoma e oxhakut.
  4. Në momentin e regjistrimit në bujtinë do t’ju jepet celësi i dhomës suaj i cili do të dorëzohet tek dhoma e pritjes përpara largimit nga bujtina.
  5. Bujtina është e gjitha një hapësirë ku është e ndaluar pirja e duhanit, përjashtuar ambientet jashtë saj.
  6. Bujtina ofron internet falas në ambientet brenda saj.
  7. Mbani dhomën dhe ambjentet e bujtinës të pastra.
  8. Ndiqni me kujdes rregullat e sigurimit nga zjarri dhe sinjalistikën përkatëse.
  9. Kur të largoheni nga dhoma mos harroni hapur rubinetat e ujit, dritaret, fikni dritat dhe paisjet e tjera elektrike.
  10. Është e ndalur të lini persona të paautorizuar në dhomë në mungesën tuaj ashtu si edhe ti jepni çelësin e dhomës personave të tjerë.
  11. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç kur akomodohen në shtretërit ekzistues nuk ka pagesa shtesë. Kur kërkohet shtrat shtesë ai do të paguhet sipas tarifave të bujtinës.
  12. Në dhomë do të gjeni një kasafortë që mund të përdoret prej jush.
  13. Mos dëmtoni sendet në bujtinë. Vlera e sendit të dëmtuar do të paguhet nga dëmtuesi.
  14. Ju lutemi përpiquni të mos krijoni zhurma të pa nevojshme nga ora 23.00-07.00.
  15. Para se të largoheni nga bujtina sigurohuni që të mos keni harruar në dhomë ndonjë nga sendet tuaja personale.
  16. Nëse ju dëshironi që të keni vizitorë në dhomën tuaj ata duhet te regjistorhen tek dhoma e pritjes, dhe mund të qëndrojnë deri në oren 20.00. Nëse vizitori do të qëndrojë naten ne dhomë do të aplikohet tarifa përkatëse.
  17. Dhoma merret në përdorim e pastuar, me çarçafë dhe peshqirë të larë. Çarçafët ndërrohen një herë në tre ditë, për qëndrimet afatgjata.
  18. Bujtina mund të refuzojë të pranojë klientët të cilët herën e fundit të qëndrimit apo në vijim mund të dhunojnë rregullat e mirësjelljes se bujtines, të tjerët, apo pasurin e bujtinës.
  19. Për çdo nevojë, pyetja apo emergjencë, ju lutem kontaktoni “Dhomën e Pritjes”.
Faleminderit që zgjodhët të qëndroni me ne.
Scroll to Top