Rreth Nesh
Bujtina gjendet në qarkun e Dibrës, në qendër të qytetit të Peshkopisë.
Përgjatë viteve 2020-2021 shtëpia u përtëri duke krijuar ambiente më të ngrohta, më çlodhëse dhe mikpritëse për të gjithë bujtësit e saj.
Në Bujtinë do të gjeni dhoma të tipologjive të ndryshme që iu përshtaten kërkesave të miqve qofshin ato të vetëm, çift, familjar apo grupe shoqërore, si dhe Dhomën e Oxhakut ku shërbehet mëngjesi me ushqime organike të zonës.
Nëse dëshironi që të rezervoni të gjithë Bujtinën për raste të veçanta, ne e mundësojmë edhe këtë shërbim.
Në mjediset e bujtinës do të gjeni parkingun, kopshtin dhe një vend ku mund të bëni barbeque mes miqsh.
Bujtina jonë ofron sherbimin B&B (Fjetje dhe mëngjes).
Dhomat Tona
Dhomat e bujtinës janë të rehatshme dhe të pajisura me mobilje druri të punuara nga mjeshtrit dibranë, të dekoruara me piktura dhe punime artistike nga artist të zonës dhe jo vetëm, me perde tradicionale të punuara me grep dhe perde errësimi. Ngjyrat e traditës vijnë nga qilimat artizanal të punuar me motive shumëngjyrëshe. Pastërtia e ambienteve dhe siguria juaj në Bujtinë janë ndër angazhimet tona kryesore.
Dhoma e oxhakut
Mëngjesi në Bujtinën tonë do të shërbehet me ushqime organike të zonës dhe prodhime të stinës, duke servirur traditën e gatimit dibran në një atmosferë të ngrohtë e të qetë.
Për mëngjes ju mund të shijoni, recelra të ndryshëm të gatuar nga ne, mjaltë të zonës, bulmetra të zonës, qumësht, kos e cajra natyral, fruta apo lëngje frutash të stinës.
Mëngjesi shërbehet në Dhomën e Oxhakut nën tingujt e ngrohtë të radios. Në Dhomën e Oxhakut do të gjeni edhe kafe ekspres.
Nëse ndonjë vizitor apo grup vizitorësh të cilët dëshirojnë që veç mëngjesit të shijojnë në ambientet e Bujtinës dhe ndonjë vakt tjetër me gatime të shtëpisë, janë të lutur që të porosisin përpara.